Maqedonasit kërkojnë nga Zaevi të vërtetën për rastin “Monstra”

Maqedonia

Maqedonasit kërkojnë nga Zaevi të vërtetën për rastin “Monstra”

Më: 28 maj 2015 Në ora: 13:10

Paqartësi e madhe për publikimin e të vërtetave në rastin “Mosntra” qëndron edhe te familjet e të vrarëve maqedonas, Borçe Stevkovski, Filip Sllavkovski, Aleknsandar Naqevski, Cvetanço Acevski dhe Kire triçkovski, ku trupat e tyre të pa jetë u gjetën me 12 prill te Liqeni i Smilkovcit.

Ata theksojnë se presin të publikohen të vërtetat pasi kështu iu kishte premtuar Zaevi para disa mujave në një takim të përbashkët që kanë pasur.

“Ndoshta shumë gjëra do të qartësohen, por fatkeqësisht, as ajo nuk do t’i kthejë djemtë tanë”, tha familjari i njërit prej të vrarëve për DW.
Ajo që më së shumti i nervozon ata është numri i madh i spekulimeve të cilat shpërndahen nëpër qytet.

“Para disa dite isha duke pritur në radhë para një sporteli, ndërsa dy persona më të moshuar pas meje flisnin se çfarë kanë dëgjuar për ‘bombën’ e vrasjes. Aata nuk e dinin se para tyre qëndron njëri prej prindërve të të vrarëve. Përmendën edhe shumë emra të njohur dhe motive të mundshme. Nuk e di nëse Çarshia vet i thurr këto tregime, por çdo fjali na dhemb shumë. Nuk munda të dëgjoj më dhe u largova nga radhët. Përderisa zyrtarisht nuk publikohen të dhënat, gjithçka është e paqartë, maltretim psikik dhe stres i madh”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat