Aktivitete në kampin para Qeverisë së Maqedonisë

Maqedonia

Aktivitete në kampin para Qeverisë së Maqedonisë

Më: 28 maj 2015 Në ora: 11:33

Vazhdojnë aktivitetet në kampin para Qeverisë së Maqedonisë “Qytetarët për Maqedoninë”. Edhe sot do të ofrojnë program të begatshëm me tribuna, debate dhe ahengje.

Me fillim në ora 18 do të mbahet debate I titulluar “Sa pak është shumë?”. Debati do të organizohet nga Shoqata CEF Maqedoni.

Në këtë debat do të diskutohet për ligjin për honorarët, zbatimi i ligjit dhe pasojat nga zabtimi I këtij ligji.

Më pas nga ora 20 deri në orën 22 qytetarët në kamp do të kenë mudnësi të kënaqen me tinguj të muzikës nga ish kryetari i Qytetit të Shkupit Trifun Kostovski I cili do të paraqitet në rolin e DJ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat