Shqipëria i jep mbështetje Maedonisë për të tejkaluar krizën

Maqedonia

Shqipëria i jep mbështetje Maedonisë për të tejkaluar krizën

Më: 28 maj 2015 Në ora: 09:57

Dje kryetari i PPD-së zotëri Nexhat Bexheti realizoi një takim me zotëri Ahmet Lala, Ministër këshilltar dhe njëherit Chargé d’affaires i Republikës së Shqipërisë në Shkup.

Kryetari i PPD-së e njoftoi zotëri Lalën me platformën politike të PPD-së, historikun e saj dhe synimet politike në të ardhmen.

Një pjesë e takimit u zhvillua rreth krizës politike në vend me ç' rast i Ngarkuari me punë u njoftua edhe me qëndrimin e PPD-së për zgjidhjen e krizës i cili qëndrim i përmban këto elemente:

-krijmin e një qeverie kalimtare të koncentracionit në të cilën nga ana shqiptare do të mernin pjesë sektori civil (intelektualë, opinionistë etj), PPD, RDK,Besa dhe Lëvizja për reforma si opozitë shqiptare krahas BDI dhe PDSH si pozitë shqiptare dhe dy partitë maqedonase VMRO dhe LSDM,

-Qeveria do të kishte për mandat sjelljen e legjislaturës për zgjedhje të parakohëshme parlamentare brenda një afati prej tetë muajsh.

-Në lidhje me ngjarjet në Kumanovë PPD konsideron se ato kanë qenë një skenar i organizuar qeveritar i dalur jashtë kontrollit për tërhjekjen e vemendjes nga situata aktuale politike dhe se PPD nuk i arsyeton sulmet policore që janë bërë pa evakuimin e popullatës civile.

PPD që ditën e parë të aksionit ka kërkuar një hetim transparent ndërkombëtar për këto ngjarje për shkak të rrethanave të turbullta në të cilat u krye aksioni policor.

Ai u njoftua gjithashtu edhe me përpjekjet e PPD-së për të bërë një front të përbashkët të partive opozitare shqiptare dhe angazhimin e saj për të dalur nga kriza e rëndë politike.

Nga ana e tij i Ngarkuari me punë në Ambasadë uroi që vendi të del sa më shpejt nga kriza e rëndë politike dhe të ecë drejt integrimeve evro-atlantike për të cilat e ka edhe mbështetjen e Republikës së Shqipërisë dhe uroi që sa më shpejt situata me infrastrukturën dhe shtëpitë e rënuara në Kumanovë të kthehet në gjendjen normale të jetesës. Ai gjithashtu i përshëndeti synimet për bashkëpunim ndërpartiak midis forcave politike shqiptare në Maqedoni./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat