Protesta në Manastir, kërkohet dorëheqja e Taleskit

Maqedonia

Protesta në Manastir, kërkohet dorëheqja e Taleskit

Më: 28 maj 2015 Në ora: 09:26

Qindra protestues të pakënaqur si nga Qeveria aktuale, ashtu edhe nga krerët e vetëqeverisjes lokale, konkretisht nga premtimet e mosrealizimit të premtimeve të kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleski, mbrëmë rreth orës 19.00 u tubuan para selisë së Komunës për ta shprehur revoltën dhe pakënaqësinë nga vetëqeverisja e deritanishme e VMRO-DPMNE-së.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Taleskit dhe shpalljen të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale.

Me videobim i prozhektuan të gjitha premtimet e parealizuara të Taleskit, me ç ‘rast dëgjoheshin brohoritjet “Dorëheqje”! “Dorëheqje”.

Ata mbrëmë tërë natën e kaluan para selisë së Komunës, kurse sot do ta bllokojnë hyrjen në objektin e selisë, duke mos i lejuar Taleskit ta filloi punën.

Njëri ndër organizatorët, Ilija Ballto shprehet se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Nëse protesta nuk japin rezultatin e pritur, do të shpallim referendum për zgjedhje të parakohshme lokale. ”Jemi të vendosur të qëndrojmë deri në realizimin të kërkesave tona të arsyeshme, do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore, por jo edhe dhunë”, thotë organizatori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat