VMRO DPMNE dhe LSDM as konfirmojnë e as demantojnë se ka “non paper”

Maqedonia

VMRO DPMNE dhe LSDM as konfirmojnë e as demantojnë se ka “non paper”

Më: 28 maj 2015 Në ora: 09:24

VMRO DPMNE dhe LSDM as konfirmojnë e as demantojnë me atë nëse ekipi negociues nga BE ka dalë me “non papter” në takimin mes Gruevskit dhe Zaevit në Strasburg.

Nga VMRO DPMNE konfirmojnë se “nuk dinë asgjë për kurrfarë non –paper”

Nga LSDM për “Meta” deklaruan se “nuk janë të njoftuar për një dokument të tillë.

Në historinë e negociatave që po bëhen në vendin e njëjtë hyri edhe marrëveshje e famshme e majit mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, për atë se çfarë duhet të bëhet pasi BDI do të hyj në koalicion qeveritar në të cilën deri atëherë ishte PDSH.

Edhe atëherë, gjatë negociatave, u paraqitën të dhëna për marrëveshje të mundshme me gojë, që të dy liderët e demantuan, që më vonë megjithatë, mediumet ta publikojnë përmbajtjen e saj edhe atë në gjuhën angleze.

Deri më sot Gruevski nuk konfirmoi se dokument i tillë me emrin “marrëveshja e majit” fare ekziston.

Atëherë nën pretendime se bëhet fjalë për dialog politik mes pushtetit dhe opozitës, Gruevski dhe Ahmeti u morën vesh për 46 ligje që duhet miratuar me shumicë badenteri e mes të cilave ishte edhe ligji për përdorimin e gjuhëve të komuniteteve etnike, si dhe formimin e komitetin për marrëdhënies mes komuniteteve.

Gruevski gjashtë muaj mohoi të ketë shkruar dokument të tillë, që më pas marrëveshja e majit të bëhet platformë politike e të dy liderëve gjatë formimit të kabinetit qeveritar pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2008.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat