Gruevski:Do t'i kompensojmë familjet e Lagjës së Trimave

Maqedonia

Gruevski:Do t'i kompensojmë familjet e Lagjës së Trimave

Më: 27 maj 2015 Në ora: 14:32

Në seancën e parë të Qeverisë menjëherë pas ngjarjeve në Kumanovë u soll vendim që t`i paguhet menjëherë qytetarëve të Lagjes së trimave prona e dëmtuar.

Është vendosur që ndihma fillestare të jetë ka 100.000 den për familje, e cila iu shpërnda 125 familjeve. Kjo është ndihma fillestare që t`i gjenden familjeve të cilat i kanë shtëpitë e rrënuara ose pjesërisht të rrënuara, transmeton zhurnal.mk

Këtë gjë e theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski, duke iu përgjigjur një pyetje të deputetëve në seancën e sotme të deputetëve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

Përskaj kësaj, Gruevskitheksoi se në seancën e njëjtë qeveritare është vendosur që të formohet një komision i cili në afat prej tetë ditëve duhet që të bëj vlerësime nga terreni për objektet e dëmtuara dhe pronat e personave që kanë jetuar në atë pjesë të Kumanovës.

“Vlerësimi është kryer, në seancën e ardhshme qeveritare duhet që të miratohet dhe menjëherë nis dëmshpërblimi”, tha kryeministri, transmeton zhurnal.mk

Në lidhje me vlerësimin, Gruevski theksoi se mbi 80 shtëpi janë dëmtuar më pak ose më shumë, ndërsa 16 janë dëmtuar seriozisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat