Të shkyçurit nga Ngrohtorja të shtunën në protestë

Maqedonia

Të shkyçurit nga Ngrohtorja të shtunën në protestë

Më: 27 maj 2015 Në ora: 14:12

Të shtunën të shkyçurit nga Ngrohtorja do të vazhdojnë me protesta. Protesta e 11 me radhë do të mbahet si edhe më herët në portën triumfale me fillim në orën 12.

Këto protesta sipas organizatorëve janë kundër Qeverisë së Maqedonisë.

Ato kërkojnë që të ndalojnë gjykimet dhe ekzekutimi i vendimeve që po kryhen kundër tyre nga ana e Komisionit Rregullatorë për Energjetikë.

Për dallim nga protestat e kaluara ato do të harmonizojnë një tekst për në ambasadat e huaja në Shkup dhe do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat