Gruevski: Ardhmëria e Maqedonisë është në NATO dhe BE

Maqedonia

Gruevski: Ardhmëria e Maqedonisë është në NATO dhe BE

Më: 27 maj 2015 Në ora: 12:11

Ardhmëria e Maqedonisë është në BE dhe NATO, ndërsa këtë deri më tani e kemi demonstruar përmes pjesëmarrjeve të shumta në NATO dhe misioneve të BE-së, siç janë misionet në Afganistan, Irak, BeH, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski në intervistën për Press24.

Gruevski është decid dhe thotë se as ai e as qeveria nuk kanë dilema ndaj kësaj çështjeje, por për fat të keq bllokada të cilën e ka Maqedonia këtyre 6-7 viteve për anëtarësim në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE i ka shkaktuar dëm të madh shtetit në çdo plan.

Në pyetjen pse në tubimin e VMRo-DPMNE-së kishte flamuj rus dhe fanella me fotografinë e Putinit, Gruevski thotë:

“Bëhet fjalë për punë që i kanë bërë disa individë. I pash fotografitë dhe nga ajo që e vërejta bëhet fjalë për disa, ndoshta 2-3 raste të tilla. Por qëndrimi i partisë dhe orientimi strategjik i shtetit nuk reflektohet përmes saj se çfar fanelle do të vesh dikush nga 100 mijë qytetarët e ardhur në tubim, por përmes porosive të cilat publikisht dhe pa dilemë i dërgon nga ajo ngjarje kryetari i asaj partie përmes fjalimit publik”, ka thënë Gruevski mes tjerash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat