Karl Bild ndërmjetës i mundshëm në krizën politike në Maqedoni?

Maqedonia

Karl Bild ndërmjetës i mundshëm në krizën politike në Maqedoni?

Më: 27 maj 2015 Në ora: 11:07

Tani është koha të fillojmë punën serioze në strategjinë për preventivë të konflikteve dhe rezolutë për Maqedoninë, shkruan në porosinë e tij në rrjetin social twiter Karl Bild, ish kryeministri i Suedisë dhe njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan.

Këtë mesazh të tij, mediat e trajtojnë si sinjal i cili tregon se eurokomesarja Frederika Mogerini e ka gjetur ndërmjetësin e paralajmëruar të Bashkimit Evropian në krizën politike në Maqedoni.

Ditë më parë zëdhënsja Maja Kocijançiq deklaroi se BE-ja nuk konfirmon nëse do të dërgojë përfaqësues special të BE-së për situatën në Maqedoni. Paraprakisht ishte paralajmëruar se Brukseli do të dërgojë përfaqësues special dhe se ajo është dakorduar në takimin mes Gruevskit dhe Zaevit në Strasburg.

Bild në vitet e 90-ta ishte ndërmjetës ndërkombëtar për problemet në Ballkan.

Për takimin e ardhshëm të liderëve në Shkup që planifikohet të mbahet në fillim të javës së ardhshme, pritet të marrë pjesë edhe përfaqësuesi special i BE-së detyra e të cilit do të jetë ti bind partitë politike në vend që ta kthejnë Maqedoninë në rrugën integruese euro-atlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat