Kompania nga Zhelina që bën furnizimin e palmave, ka fituar pesë tenderë

Maqedonia

Kompania nga Zhelina që bën furnizimin e palmave, ka fituar pesë tenderë

Më: 27 maj 2015 Në ora: 10:59

Kompania “Rosen Centar” nga f. Strimnicë- Zhelinë, përmes të cilës NP “Pyjet e Maqedonisë” bën furnizimin e palmave që kushtojnë 500 euro për fidan, ka pasur edhe disa furnizime tjera.

Në faqen e Byrosë për furnizime publike mund të gjenden pesë tenderë që i ka fituar kjo firmë.

Ajo ka punuar në komunat e Gostivarit, Brvenicës dhe Aerodromit, informon Meta.mk.

Për rregullimin hortikulturor në Gostivar, kjo kompani ka fituar dy tenderë, njërin prej 172.682 euro ndërsa tjetrin prej 48.780 euro.

Komunën e Aerodromit e ka furnizuar me fidanë gjethembajtës në vlerë prej 250 euro për fidan ndërsa për komunën e Brvenicës për 81.300 euro e ka rregulluar gjelbërimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat