Sot publikohet "Bomba" për Monstrën!

Maqedonia

Sot publikohet "Bomba" për Monstrën!

Më: 27 maj 2015 Në ora: 09:50

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev “bombën” e radhës sot do ta publikojë para qeverisë për Televizionin A1 dhe Monstrën dhe me pas do të organizohet marsh i qetë.

Sipas burimeve në udhëheqësinë e partisë opozitare maqedonase, pas pauzës së paralajmëruar, LSDM-ja do të vazhdojë me publikimin e video-incizimeve nga skandali i përgjimeve në kuadër të projektit “E vërteta për Maqedoninë”.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev i premtoi opinionit se do të publikojë të gjitha audio-materialet me të cilat disponon dhe atë do ta bëjë pa dallim të procesit të bisedimeve për zgjidhjen e e krizës së thellë.

Bisedat e papublikuara kanë të bëjnë me ndodhitë lidhur me mbylljen e Televizionit A1, vrasja tek Liqeni i Smillkovcit, por edhe aksinet policore si “Detonator”, “Spiun”.

Zaev paralajmëroi se para fillimit të publikimit janë përgatitur 102 materiale, gjegjësisht “bomba” me argument dhe keqpërdorime, ndërsa para protestës së madhe qytetare ishin publikuar 33 ‘bomba’.

Nëse do të publikohen apo jo të gjitha materialet, nga LSDM-ja thonë se kjo varet se do të zhvillohen ngjarjet në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat