Solomon Pasi për një euro ka punuar si këshilltar i Gruevskit

Maqedonia

Solomon Pasi për një euro ka punuar si këshilltar i Gruevskit

Më: 26 maj 2015 Në ora: 22:34

Ish shefi i diplomacisë Bullgare, Solomon Pasi, në televizionin shtetërorë të Bullgarisë ka deklaruar se ka qenë këshilltar i kryeministrit Gruevski me një rrogë minimale gjatë periudhës 2007-2008.

“Marrëveshja ishte për 1 euro. Un e përfundova punën time për 10 muaj dhe u morr vendim që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s”, tha Pasi.

Sipas Pasit, Lindja dhe Perëndimi për momentin janë në betejë për Maqedoninë.

Sipas tij nuk është bërë mjaftueshëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Pasi duke komentuar deklaratën e diplomacisë ruse tha se Bullgaria nuk ka pretendime territoriale në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat