Dëgjoni bombat pastaj mbrojeni qeverinë

Maqedonia

Dëgjoni bombat pastaj mbrojeni qeverinë

Më: 26 maj 2015 Në ora: 21:59

Qytetarët që u mblodhën para qeverisë duke kërkuar dorëheqje u bëjnë apel qytetarëve që u mblodhën jashtë parlamentit ti dëgjojnë "bombat" e opozitës me kujdes, dhe pastaj të vlerësojnë nëse edhe më tej duhet ta mbrojnë krimin e VMRO - DPMNE-së.
Në kampin tjetër, thonë se ata përfaqësojnë zërin e popullit?
“Atje ata nuk janë qytetarë të Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë janë këtu. Ata janë qytetarë e VMRO DPMNE-së. Ekziston ndryshim në të menduarit dhe në mënyrën e të dëgjuarit të bombave, që i kemi dëgjuar dhe vetëm një person i cili qëllimisht e fut kokën e tij në tokë si një struc, do shkojë në atë anë. Përndryshe unë flas me shumë njerëz nga ajo anë, ato e dinë çfarë është, por ...”.
“Patjetër të merren vesh diçka. Këtë e presim nga takimi i sotëm. Nuk mundet të këtë status - kuo, situata të mbetet ashtu dhe të ndahemi në kampe. Pra, duhet të kemi përparim në negociatat. Zgjidhja është vetëm dorëheqja e Gruevskit dhe qeveri kalimtare për dalje nga kriza”.
“Për të formuar një qeveri që do të lejojë të ketë zgjedhje normale pa kurdisje, siç i dëgjojmë. Qeveri ekspertësh, për tua lehtësuar institucioneve. Kush duhet të mbajë përgjegjësi le të mbajë përgjegjësi dhe të shpallen zgjedhje të reja”.

"Bombat" e opozitës janë të montuara dhe të sajuara- thonë qytetarët nga kampi para Kuvendit. Ndërsa VMRO DPMNE-në e konsiderojnë parti të ndershme me zyrtarë të ndershëm.
Janë të ndershëm deputetët dhe ministrat e VMRO - DPMNE-së?
"Janë të ndershëm, bile edhe shumë më tepër".
E ata të opozitës janë të ndershëm?
"E pra nuk e di për ata...Ata janë...".
"Të ndershëm. Pa dokument, pa fakte si mund të ofendosh dikë".
A është e ndershme kryeministri të ngasë makinë 600,000 euro?
"Do të ngasë makinë edhe një milion dinarë nëse është e nevojshme. Çfarë problemi ka? Çfarë janë 600 milionë. A do ta merr në shtëpi Kryeministri? Për Zaevin do të mbetet, kur të bëhet kryeministër".
Dhjetë ditë para qeverisë, nëntë para Parlamentit. As njëra palë e as tjetra nuk kanë ndërmend të tërhiqen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat