Andonovski emërohet në vend të Mijallkovit

Maqedonia

Andonovski emërohet në vend të Mijallkovit

Më: 26 maj 2015 Në ora: 19:04

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme emëroi drejtorin e ri të Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit, pas dorëheqjes së drejtorit të deritanishëm Sasho Mijallkov.

Për drejtor të ri u emërua Lupço Andonovski, një kuadër i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Po ashtu e emërua edhe Drejtori i Sigurimit Publik apo Policisë së Shtetit, pas emërimit të drejtorit të deritanishëm Çavkov në postin e Ministrit të Brendshëm. Për drejtor të Sigurimit Publik u emërua Gorançe Savevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat