Kush po e kundërshton zbukurimin e Strugës me pallmat zbukuruese

Maqedonia

Kush po e kundërshton zbukurimin e Strugës me pallmat zbukuruese

Më: 26 maj 2015 Në ora: 16:54

Komuna e Strugës ka mirëpritur kontingjentin e afro 100 pallmave zbukuruese me një lartësi të konsideruar, për të zbukuruar qytetin dhe pjesët më atraktive të qytetit, me këtë kontingjent nga Drejtoria e pyjeve të Maqedonisë, duke angazhuar menjëherë punëtorët e NP “Komunallno” që këto pallme të mbillen.

Lokacionet dhe pjesët e qytetit që do të zbukuroheshin me këto pallme, janë përcaktuar në bazë të disa kritereve nga autoritetet e komunës së Strugës, mirëpo kjo iniciativë ka hasë në rezistencë nga disa persona që Strugën e konsiderojnë si “pronë të veten” duke penguar mbjelljen e pallmave në atë pjesë tepër atraktive të qytetit.

Bëhet fjalë për një lokacion që ndodhet përballë “Plazhit të femrave” dhe që është tepër diskutabil dhe që nuk është hera e parë që në atë vend ndodhin përplasje ndërmjet autoriteteve komunale dhe qytetarëve të komunitetit maqedonas-ortodoks, të mbështetur edhe nga përfaqësuesit e KOM dhe të Shoqatës “Struga jonë”.

Kohë më përpara, ai lokacion i është shitur në një tender të Ministrisë së transportit dhe lidhjeve personit fizik-Rabije Sadikovska, ndërsa është kontestuar nga qytetarët maqedonas, të tubuar rreth shoqatës “Struga Jonë”, me pretendimet se aty ka pasë kishë dhe kjo tokë është pronë e kishës. Duke u nisur nga kjo, ata kanë vendosur një ikonë ortodokse, që asokohe ka shkaktuar edhe tensione ndëretnike dhe ndërfetare.
Blerësja-pronarja e re ka pohuar se në licitacionin e shpallur nga Ministria e transportit, ajo-Rabije Sadikovska, e blerë dhe përmes fletëpronësisë-tapisë, numër 1225/1396 nga viti 2006, dëshmon se është pronare legjitime dhe e pakontestueshme.

Maqedonasit, të tubuar rreth shoqatës “Struga jonë”, kanë pretenduar e edhe më tej pretendojnë se ajo është tokë e kishës, ndaj kanë vendosur aty të ndërtojnë kishë. Këshilli kishtar i Strugës, ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit në Manastir rreth kësaj toke, si dhe kanë bërë kërkesë për denacionalizim, kërkesë që është konsideruar si e jashtëligjshme pas skadimit të afatit të parashtresave.
Vazhdimisht është pretenduar dhe është përfolur se aty ka pas objekt fetar-kishë ortodokse, duke shkuar aq larg sa që edhe përcaktonin emra supozues: herë thuhet se aty ka qënë “Kisha e Zojës” nga shekulli i 15, herë flitet se bëhet fjalë për kishën e “Shën Nikollë Drimenit”, që sipas gojëdhënave ajo kishë paska qënë afër Drinit. Po ashtu thuhet se aty ka qënë edhe kisha e “Shën Barbarës” dhe Manastiri i meshkujve.
Në fillim të muajit tetor të vitit 2010, në këtë lokalitet kanë filluar rrëmimet për vendosjen e një bilbordi (?!) dhe krejt rastësisht gjatë rrëmimit me ekskavator, është zbuluar themeli me gurë. Menjëherë është alarmuar jo vetëm Struga dhe Muzeu i Strugës dhe Ohrit, por edhe mbarë opinioni në Maqedoni, për këtë “zbulim epokal” në Strugë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë drejtori i Muzeut të Strugës Sasho Cvetkovski me kolegët e tij nga Muzeu i Ohrit dhe kanë konfirmuar se bëhet fjalë për kishat e mëparpërmendura, për të cilat Sasho Cvetkovski pohon se posedon dokumentacion dhe shënime të ruajtura nga dëshmitarët okular që kanë punuar këtu kah fundi i shekullit të 19-të. Sipas tij, duke iu referuar të dhënave, deri në fillim të shekullit 20, aty ka ekzistuar “Kisha e Zojës” e pranë sajë edhe kisha e “Shën Nikollë Drimenit”-ka pohuar Sasho Cvetkovski. “Me këtë zbulim janë vërtetuar pohimet dhe informacionet se e tërë kjo hapsirë, ky lokalitet është pronë e kishës”- ka thënë Cvetkovski, drejtor i Muzeut të Strugës, shkruan Ina.
Ndërkohë, drejtori i atëhershëm i Drejtorisë për trashëgiminë kulturore, Pasko Kuzman, lidhur me këtë “zbulim epokal” në Strugë, ka deklaruar se nuk mundet në bazë të një pjese arkitektonike në një hapësirë aq të vogël të saktësohet se për çfarë objekti bëhet fjalë, ndërsa sa i përket gërmimeve, ato mund të zhvillohen nëse sigurohen mjete, nëse ndokush këto gërmime i financon. “Supozimet janë se bëhet fjalë për objekt të vjetër të ndërtuar nga civilizimet e ndryshme. Në këtë moment nuk mund të thuhet se për çfar lloj objekti bëhet fjalë, sepse është gërmuar vetëm një pjesë e vogël. Dihet se kjo pjesë e Strugës para disa shekujve është quajtur me emrin Klimetica. Ne do të vazhdojmë gërmimet vetëm në rast se ndokush siguron mjete financiare. Duhet të shtoj se në territorin e Maqedonisë ka afro 6.000 lokalitete të këtilla që duhet hulumtuar”- ka deklaruar asokohe Pasko Kuzman.

Behixhudin Shehapin, sekretar i tanishëm në Ministrinë e kulturës, asokohe me detyrë në Drejtorinë për konservimin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës, njohës i mirë i kësaj problematike ka pohuar se kjo Drejtori nuk disponon me asnjë dokument apo shënim që ka të bëjë me objektet e përmendura nga drejtori i Muzeut të Strugës, Sasho Cvetkovski, i cili pohon se ka shënime dhe dokumente.
Lidhur me këtë, janë shtruar dhe shtrohen disa pyetje jo hipotetike por të mbështetura në faktografi dhe deklarime apriori “faktike”:
Se çfar fshihet prapa këtij “projekti” askush saktë nuk mund të përgjigjet, por flitet se ky projekt është pjesë e marrëveshjes ndërmjet shefit të kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski, Martin Protogjer dhe ish kryetarit të komunës së Strugës Ramiz Merko, marrëveshje që asnjëherë nuk është bërë publike se çka përmban kjo marrëveshje. Kur kësaj ti shtohet se asnjë shërbim inspektorati komunal i asaj periudhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, përkundër statusit të lokacionit, atëherë pohimet për marrëveshje të fshehtë marrin konotacion edhe më të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat