Andov: Gruevski nuk njeh asnjë parim të demokracisë

Maqedonia

Andov: Gruevski nuk njeh asnjë parim të demokracisë

Më: 26 maj 2015 Në ora: 13:01

Thuajse të mos ketë ditë dhe të mos arrij ndonjë porosi prej politikanëve dhe diplomatëve të huaj në të cilën insistohet në dialog politik për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni. Drejtori gjeneral për zgjerim i Komisionit Evropian, Kristijan Danielson, dje porositën politikanët maqedonas që të mos e largojnë vëmendjen nga kriza politike dhe të fillojnë dialogun politik.

Euro ambasadori Aivo Orav vazhdimisht përsërit se faktori ndërkombëtar kërkon dialog politik efikas dhe zgjidhjen e krizës në vend.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës porositën liderët maqedonas se duhet që të punojnë bashkë dhe të udhëheqin dialogun për çështjet të ndryshme në vend duke përfshirë edhe krizën aktuale politike.

Pas bisedimeve të gjata në Strasburg midis liderëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Ivo Vajgël ka theksuar se është nënshkruar një non pejper për bisedimet e mëtutjeshme. Kjo deklaratë e Vajgël tash për tash nuk mund të vërtetohet nga asnjëra palë në vend, por ish kryetari i Parlamentit Stojan Andov, tha se insistimi i të huajve për dialog politik është qëllim mirë.

“Duhet pak që të mendojnë për arsyen elementare pasi që nuk ka dialog politik e të shikohet në atë aspekt, pas zbardhjes së atij rasti, të fillojnë që të kërkohen zgjidhje. Dialogu politik është i bllokuar nga forca e kësaj qeverie dhe politikat e Gruevskit, të cilat faktikisht nuk njohin asgjë nga demokracia”, tha Andov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat