Në kampin para qeverisë, zëdhënësi i LSDM-së, Shilegov do të paraqitet si dixhej

Maqedonia

Në kampin para qeverisë, zëdhënësi i LSDM-së, Shilegov do të paraqitet si dixhej

Më: 26 maj 2015 Në ora: 11:05

Drejtësia sociale sot është tema kryesore në diskutimet dhe fjalimet në kampin para qeverisë. Në temën “Sipërmarrësia sociale, mundësi për punësim të personave me invaliditet”, do të diskutojnë Ana Filipovska, ekspert i ekonomisë sociale, Sokrat Mancev nga Strumica, sipërmarrës, dhe Aleksandar Kolekeski, nga Qendra maqedonase për arsimin evropian.

Në orën 19, maratonistët për drejtësi sociale do të vrapojnë një gjysmë maraton protestë. Në të njëjtën periudhë për drejtësinë sociale do të flasin edhe Doroti Packova, Luljeta Ademi dhe Mila Carovska.

Në kamp sot do të vendoset edhe ekspozita “Të gjitha ngjyrat e lirisë”, finalja nga punëtoria artistike e organizuar nga Civil.

Nga ora 20 fillon pjesa muzikore në të cilën rrolin e dixhejit do ta ketë Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat