Bexheti takoi ambasadorin e slloven, Rakovec

Maqedonia

Bexheti takoi ambasadorin e slloven, Rakovec

Më: 26 maj 2015 Në ora: 09:38

Në lokalet e Ambasadës së Sllovenisë në Shkup kryetari i PPD-së zotëri Nexhat Bexheti realizoi një takim protokolar me ambasadorin e Slovenisë zotëri Branko Rakovec.

Kryetari i PPD-së e njoftoi Ambasadorin me platformën politike të PPD-së, historikun e saj dhe synimet politike në të ardhmen.

Një pjesë e takimit u zhvillua rreth krizës politike në vend me ç' rast ambasadori Rakovec u njoftua edhe me qëndrimin e PPD-së për zgjidhjen e krizës i cili qëndrim i përmban këto elemente:

-krijmin e një qeverie kalimtare në të cilën nga ana shqiptare do të mernin pjesë sektori civil (intelektualë, opinionistë etj), PPD, RDK,Besa dhe Lëvizja për reforma si opozitë shqiptare krahas BDI dhe PDSH si pozitë shqiptare dhe dy partitë maqedonase VMRO dhe LSDM.

-Qeveria do të kishte për mandat sjelljen e legjislaturës për zgjedhje të parakohëshme parlamentare brenda një afati prej tetë muajsh.

-Në lidhje me ngjarjet në Kumanovë PPD konsideron se ato kanë qenë një skenar qeveritar i dalur jashtë kontrollit për tërhjekjen e vemendjes nga situata aktuale politike dhe se PPD nuk i arsyeton sulmet policore që janë bërë pa evakuimin e popullatës civile dhe as ekzekutimet e mundëshme (poqese ka pasur)të personave të dorëzuar dhe për këtë kërkon ekspertizë ndërkombëtare.

Nga ana e tij ambasadori Rakovec uroi që vendi të del sa më shpejt nga kriza politike dhe të ecë drejt integrimeve me të shpejta evropiane.

Në takim mori pjesë edhe Domen Petelin, sekretar i parë i Ambasadës .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat