Mitov dhe Pusiq: BE të angazhohet më shumë për zgjidhje të krizës në Maqedoni

Maqedonia

Mitov dhe Pusiq: BE të angazhohet më shumë për zgjidhje të krizës në Maqedoni

Më: 26 maj 2015 Në ora: 09:27

Bashkimi Europian duhet në mënyrë më proactive të angazhohet në zgjidhjen e krizës aktuale politike në Maqedoni, janë shprehur shefat e diplomacisë bullgare dhe kroiate, Daniel Mitov dhe Vesna Pusiq në takimin e djeshëm në Sofje.

Të dy ministrat kanë vlerësuar se nuk mund të vendoset në pikëpyetje integriteti territorial i Maqedonisë dhe perspektiva e saj euroatlantike.

“Është e patjetërsueshme dhe urgjente angazhimi it ë gjithë Bashkimit Europian në procesin e tejkalimit të krizës politike në Maqedoni dhe vendosjes së një politike stabile, që do ta garantojë paqen te qytetarët dhe paqe ndëretnike, si dhe tërësinë territorial të vendit”, tha Mitev.

Në pyetjen e gazetarëve se si e komentojnë deklaratën e ramës për veto ndaj Maqedonisë për në NATO nëse nuk plotëoshet Marrëveshja e Ohrit, kryediplomatja kroate Pusiq tha se kjo nuk është në rend dite dhe nuk ka politikë të atillë për vendosje të vetos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat