U shënua rënia heroike e Komandant "Tigrit"

Maqedonia

U shënua rënia heroike e Komandant "Tigrit"

Më: 26 maj 2015 Në ora: 09:13

Në praninë e ish bashkëluftëtarëve, veteranëve të luftës dhe qytetarëve tjerë, sot në kompleksin e dëshmorëve u përkujtua 14 vjetori i rënies heroike të komandantit të Brigadës “Ismet Jashari”– Fadil Nimanit, komandant “Tigrit".

Komandant “Tigri” në altarin e lirisë ra më 25 maj të vitit 2001, në momentin kur po zhvilloheshin luftime të ashpra në mbrojtje të Vaksincës. Kujtime për komandant “Tigrin” evokoi Ismail Bilalli.

Më pas, të gjithë të pranishmit bënë homazhe tek Kompleksi i Dëshmorëve në Vaksincë, duke përkujtuar me pietet veprën e të gjithë dëshmorëve gjatë luftës së 2001-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat