Maqedoni, arsimi i ngatërruar me probleme

Maqedonia

Maqedoni, arsimi i ngatërruar me probleme

Më: 26 maj 2015 Në ora: 08:27

Plenumi Studentor u tërhoq nga grupet punuese për Ligj të ri për arsimin e lartë, ndërsa gjimnazistët e ndërprenë bojkotit për shkak të mospasjes së komunikimit me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Në arsim ekzistojnë probleme për çështjet arsimit sipëror, ku ligji i ri veçmë po përgatitet, kurse Plenumi Studentor nuk është i kyçur në të. Me sfida po ballafaqohen edhe nxënësit e shkollave të mesme. Ata e ndërprenë bojkotin sepse mbetën pa qasje deri te kompetentët në Ministrinë e Arsimit, ndërsa një nga problemet kryesore në negociatat me Ministrinë është testimi ekstern.
Ivana Tufekxhiq nga Plenumi Studentor thotë se e kanë braktisur grupin punues që bashkëpunon me MASH-in, sepse Ministria e ka zvarritur procesin e hartimit të konceptit të ligjit. Koncepti duhej të ishte i përfunduar para dy muajve, por kjo nuk ndodhi, komenton Tufekxhiq.

“Këtu studentët e panë arsyen kryesore për braktisjen e negociatave, për shkak se Ministria e Arsimit nuk shprehu vullnet të mirë, e as raport kooperativ me të gjitha palët e interesuara për të shkruar një ligj të ri për arsimin sipëror”, thotë Tufegxhiq nga Plenumi Studentor.

Përveç kësaj, ndodhën protestat e 5 majit për vrasjen e Martin Neshkovskit, ndërsa natën e njëjtë ndodhi edhe ndërhyrja e policisë në bibliotekë dhe dy anëtarë të Plenumit Studentor u arrestuan në ato protesta. Sipas Plenumit, kjo flet se Qeveria nuk ka sens për kërkesat e tyre, dhe këto janë disa nga arsyet për të cilat Plenumi është larguar nga negociatat me Qeverinë.

“Kërkesat e tashme të Plenumit Studentor janë demokratizimi i shoqërisë, stop politikave me dyer të mbyllura siç ishte deri tani, ndryshimi i modelit zgjedhor, të gjitha me qëllim të departizimit të shoqërisë dhe të institucioneve”, thotë Ivana Tufegxhiq nga Plenumi studentor.

Një muaj nga mësimi munguan edhe nxënësit e shkollave të mesme, por ata e ndërprenë bojkotin sepse disa javë para maturës vazhdoi sjellja injorante e Ministrisë së Arsimit.

Ilço Acevski nga Plenumi i Arsimtarëve thotë se ata mbeten në kërkesat e tyre që testimi ekstern të përdoret vetëm për detektimin e mangësive në procesin arsimor, por thekson se negociatat me MASH-in tash janë në fazë të pasigurt edhe shkaku i situatës politike në vend.

“Situata në vend momentalisht është pak jostabile dhe prandaj disi sikur jemi në pauzë, megjithëse vazhdojmë të qëndrojmë në kërkesat tona”, thotë Ilço Acevski nga Plenumi i Arsimtarëve.
Përndryshe, një nga vërejtjet e Plenumit të Arsimtarëve është edhe ajo se materiali për provimin e testit ekstern është pothuajse i pandryshuar nga ai i vitit të kaluar.

“Unë ligjëroj 5-6 lëndë dhe për asnjërën lëndë s’kam libër, ndërsa fëmijët do të testohen me pyetje. Për sivjet pyetjet nuk kanë ndryshuar nga viti i kaluar, vetëm janë përzier, janë ndryshuar vetëm 10 për qind e pyetjeve. Ka shumë mangësi për testimin ekstern”, thotë ai.

Për maturantët viti shkollor përfundoi më 20 maj, ndërsa provimi i maturës mbahet prej 1 deri më 10 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat