Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë në tenda para institucioneve

Maqedonia

Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë në tenda para institucioneve

Më: 25 maj 2015 Në ora: 23:24

Qytetarët e vendosur para qeverisë dhe para kuvendit, mbeten ende në tendat e tyre. Njëra palë thotë se do të qëndrojë deri sa qeveria të japë dorëheqjen, ndërsa tjetra e lidh qëndrimin me urdhrin nga kryeministrit dhe kryetarit të partisë në pushtet. Ata u lëvduan se jeta në “Zhena Park” është shumë e mirë.
“Kërkesat tona dhe qëndrimi ynë këtu varet nga komshinjtë”,
Pse prej tyre?
“Kur të largohen ata, do të largohemi edhe ne. Ne nuk kemi kurrfarë kërkesash. Ne vetëm mbrojmë qeverinë dhe ajo që është premtuar dhe përmbushur është rreth 80% nga programi i premtuar. Tani duam ta ruajmë qeverinë që të realizohet edhe pjesa e mbetur prej 20%. Ne nuk duam, pra ne nuk lejojmë që ky rezultat i qeverisë të shkatërrohet, falë donatorëve kemi pasur çdo gjë. Isha i befasuar. Këtu kishte shumë njerëz. Luanin ping-pong dhe nuk e di nga cili donator filluan të shpërndajnë akullore. Madje akullore të mira, që janë të shtrenjta, akullore me çokollatë. Shpërndajnë në mëngjes, shpërndajnë akullore. Kjo është një përvojë që as në det nuk do e përjetoja”, u shpreh një mbështetës i qeverisë.
“Presim urdhër.

Prej kujt?
Prej kryeministrit. Ai vendos se kur do të tërhiqemi.
Pra nuk e vendosni vetë?
Jo, njësoj si ata nga ana tjetër që nuk vendosin vetë, ashtu edhe ne. Dhe s’mund të na bëjnë asgjë. E kanë të kotë, do të humbin çdo gjë.
A nuk keni ndonjë informatë se deri kur do të qëndroni?
Ende nuk jemi informuar. Derisa nuk përfundon rrëmuja që bëri Zaevi, do të qëndrojmë këtu. Ky është kundër-efekti i saj”.
“Do të qëndrojmë deri kur të duam, më mirë se kjo shëndet. Ne nuk kemi kërkesa, kush ka le të kërkojë. Mirë e kemi, po rimë. Kur ka pasur makina më të mira se tani. Më herët kishte “Fiqo” “Tarabant” dhe “Jugo”. Tani xhipa, mercedesë, më thuaj tani, kur ka qenë jetesa më e mirë?”, tha një tjetër mbështetës i qeverisë.
Për dallim prej atyre që qëndrojnë para kuvendit, qytetarët para qeverisë kanë kërkesa konkrete- largimin e kësaj qeverie. Ata thonë se kampi po zgjerohet për çdo ditë.
“Nuk dorëzohemi, do qëndrojmë deri në fund. Fundi do të thotë dorëheqje e Nikolla Gruevskit dhe qeverisë së tij, nuk ka zmbrapsje. Ne jemi opozitë dhe e drejtë legjitime në çdo shtet është të protestohet! Ndërsa populli në zgjedhje e thotë të vetën. Por, në cilin vend në botë ka kundër protestues ose kundër-kampues?”, tha një protestues.
“Deri sa kryeministri Nikolla Gruevski nuk jep dorëheqje, ne do qëndrojmë këtu. Ju filmuat në kampin e tyre dhe ja, po filmoni edhe te ne. Unë në mëngjes isha atje, pashë vetëm 5-6 njerëz dhe dy djelmosha, luanin ping-pong. Ishin të mërzitur, ndërsa te ne, shihni këto fytyra të freskëta, jemi nga të gjitha viset e Maqedonisë dhe kampi ynë është 5 herë më i madh se i VMRO-DPMNE-së dhe të gjithë në Maqedoni panë se kampi jonë është i vërteti dhe se duhet të vijnë te ne”, theksoi një tjetër protestues.
“Ne nuk jemi të kënaqur nga gjyqësori, ata gjykojnë në mënyrë të padrejtë.
Keni përvojë personale?
Po, kemi përvojë personale dhe jemi të dëmtuar, dhe prandaj jemi këtu. Këtu vijmë për shkak të pakënaqësisë”, theksoi një protestuese.
Pavarësisht nëse janë për shkak të pakënaqësive apo për të mbështetur qeverinë, të dy kampet në Shkup tani për tani qëndrojnë të mbeten në vendet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat