Kumanovë, familjet tentojnë rimëkëmbjen e jetës

Maqedonia

Kumanovë, familjet tentojnë rimëkëmbjen e jetës

Më: 25 maj 2015 Në ora: 16:50

“Shiu i mbrëmshëm ka vështirësuar pastrimin e rrënojave për familjet, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan si pasojë e aksioni policor në Kumanovë. Ndërkohë, për ditën e nesërme pritet të fillojë edhe instalimi i ujësjellësit dhe kanalizimit, për të përfunduar pastaj me asfaltimin e rrugës”.
Shiu i mbrëmshëm na ka bërë shumë dëme. Është mbushur me ujë këtu siç po e shihni edhe vetë. Po pastrojmë ngadalë dhe përgatitemi që ta rrafshojmë shtëpinë. Shumë na e vështirëson punën kjo. Ja edhe ku ka filluar të rrënohet i gjithë pllafoni. Por prapë po rrezikojmë, aq sa mundemi do të heqim. Edhe pse 90% është për mbeturina”.

“Shiu ka bërë shumë dëm, rë dyja dhomat dhe dhomën e fjetjes. Në të gjitha kemi vendosur kova. Gjatë natën u frikuam. Shtëpia është e vjetër dhe frikohesha se plafoni do të bjerë mbi fëmijët. Vetëm presim kur të shembet e tëra, çdo ditë e më tepër ulet plafoni poshtë e më poshtë”, u shpreh një kryefamiljar.

“Këto gypa kanalizimi që ekzistojnë dhe të ujësjellësit, janë të deformuar dhe në momentin që shtrohet rruga ata do të shkatërrohen dhe do të zihen gypat. Ta rregullojnë së pari ujësjellësin edhe kanalizimin e më pas asfaltimin”, tha një banor.
Banorët thonë se fillimisht duhet të ndërtohen shtëpitë, e pastaj të vazhdohet me punimet infrastrukturore. Ndërkohë, ndihma e parë prej 100 000 denarësh nga Qeveria është lëshuar në xhirollogaritë e qytetarëve. Nga 125 familje, 122 prej tyre nga dita e nesërme mund t’i tërheqin paratë, ndërsa 3 familje, sipas Komisionit për verifikimin e dëmeve, kanë pasur probleme teknike në xhirollogari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat