Maqedonia nuk ka sistem që kontrollon “ikjen” e parave nga vendi!

Maqedonia

Maqedonia nuk ka sistem që kontrollon “ikjen” e parave nga vendi!

Më: 24 maj 2015 Në ora: 22:56

Kriza politike në Maqedoni ka nxitur spekulimet dhe frikën se kjo periudhë kritike do të shfrytëzohet që elitat politike dhe biznesore të nxjerrin paratë jashtë vendit dhe t’i dërgojnë në destinacione tjera.

Spekulimet në mas të madhe i nxiti informacioni se avioni qeveritar disa ditë më parë për shkak të problemeve të caktuara ka ateruar në Cyrih. Për një pjesë të opinionit ky aterrim i detyrueshëm ndoshta nuk ka të bëj me “problem teknik” por me “llogari zvicerane”.

Kumtesa e djeshme e Shërbimit Qeveritarë për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët, për atë se çfarë kontrolle dhe testimi janë bërë në avionin qeveritare, nuk i zvogëloi spekulimet në opinion.

Sipas Sllagjana Tasevskës, nga “Transparency International- Macedonia”, në Maqedoni “nuk ekziston sistem efikas për ndjekjen e transaksioneve financiare të ‘personave politikisht të eksponuar’ e as sistem efikas për shkëmbim të informacioneve për shpëlarjen e parave”, ka thënë ajo për DW.

Ndërkaq hulumtimi i organizatës “Global Financial Integrity” nga Uashingtoni tregon se Maqedonia është në vendin e 79-të, në listën e shteteve për nga nxjerrja e parave në mënyrë ilegale, me mesatare vjetore prej 521 milion dollarë. Në vitin 2011 nga Maqedonia në mënyrë ilegale janë nxjerr 852 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat