Zaev: Sfida jonë, rikthimi i lirisë në Maqedoni

Maqedonia

Zaev: Sfida jonë, rikthimi i lirisë në Maqedoni

Më: 24 maj 2015 Në ora: 22:07

Lideri i socialdemokratëve opozitar maqedonas, Zoran Zaev duke uruar festën e shën Kirilit dhe Metodijt, tha se Maqedonia sërish do të ecë në rrugën e përparimit dhe prosperitetit.

“Në këtë ditë, dërgojmë porosinë se do t’ia kthejmë vendin e merituar veprimtarëve shën Kirili dhe Metodij si dhe nxënësve të tyre, roli i së cilëve është i madh në vendosjen e themeleve të gjuhës me këtë të identiteti dhe kulturës. Ata meritojnë respekt nga të gjitha gjeneratat në Maqedoni. Të gjendur para sfidave që përballemi si komb dhe shtet, për ti rikthyer të drejtat themelore njerëzore dhe lirinë, festa e sotme le të na jep trimëi duke u bazuar në rolin e misionarit të vëllezërve Kirili dhe Metodij, trimëri për të korrur sukses. Për qytetarët e Maqedonisë ka shpresë që vendi sërish të ec në rrugën e përparimit dhe prosperitetit.“ thotë Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat