Vandalizohet gjuha shqipe nëpër rrugët e Shkupit

Maqedonia

Vandalizohet gjuha shqipe nëpër rrugët e Shkupit

Më: 24 maj 2015 Në ora: 15:53

Gjuha shqipe vazhdon të nëpërkëmbet në qytetin e Shkupit. Gjuha shqipe paraqitet si pengesë për dikë, madje, në thuajse të gjitha tabelat rrugore të Shkupit, ajo është shkarravitur dhe mbuluar me ngjyrë të zezë.

Shqetësues mbetet fakti se tabelat rrugore në gjendje të tillë qëndrojnë prej javësh ndërkohë që askush nga autoritetet e qytetit të Shkupit nuk e shikon të arsyeshme pastrimin e tyre ose vendosjen e tabelave të reja rrugore me mbishkrim edhe në gjuhën shqipe.

Kryetari i qytetit Koce Trajanovski nuk deshi të komentonte lidhur me këtë çështje, teksa merrte pjesë në një manifestim sportiv në Vodno.
“Shikoni, përfundoi kjo, e mjaftueshme ishte…”, deklaroi Koce Trajanosvki, kryetar i Shkupit.

Përveç tabelave rrugore të lartpërmendura, gjuha shqipe mungon të përfaqësohet edhe në shumë segmente rrugore në komuna të ndryshme, apo edhe në institucione dhe ndërmarrje publike. Lidhur me mos respektimin e gjuhës shqipe, Trajanovski ishte arsyetuar se janë bërë lëshime dhe ato u lanë të shqyrtoheshin nga një komision i veçantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat