Bogov: Kriza politike po i largon investitorët nga Maqedonia

Maqedonia

Bogov: Kriza politike po i largon investitorët nga Maqedonia

Më: 24 maj 2015 Në ora: 11:15

Dimitar Bogov, guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë, për një intervistë për REL, mendon se kriza politike po i largon investitorët e huaj nga Maqedonia. Sipas tij, nëse kriza politike nuk zgjidhet shumë shpejtë, Maqedonia mund të futet edhe në një krizë më të thellë ekonomike.

A është i dukshëm ndikimi i krizës politike përmes pengimit të investimeve prej jashtë dhe refuzimit të aranzhimeve?

“ Ashtu si thash, përmes indikatorëve të cilët janë të disponueshme ende nuk e shohim atë gjë, në qershor do t`i kemi sinjalet e para nëse kriza politike ndikon në ato lëvizje ekonomike.

Por, unë kam disa paralajmërime individuale prej këtu dhe atje, se disa do të mendohen, disa dyshojnë si nga investitorët e huaj ashtu edhe ato të brendshëm, nëse do të realizojnë investimet e tyre ose do të presin që të zgjidhet situata, ose disa prej tyre u menduan edhe për destinacione tjera”, tha guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Borog, transmeton zhurnal.mk

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat