Është kontrolluar aeroplani qeveritar

Maqedonia

Është kontrolluar aeroplani qeveritar

Më: 24 maj 2015 Në ora: 10:14

Inspektorët dhe pilotët nga institucionet maqedonase të cilët në Nirnberg së bashku me serviserin e autorizuar “Aero dinst”, kryen kontroll dhe testim të aeroplanit qeveritar “Lirxhet 60”, pas kthimit në Shkup, deri te zyra për punë të përgjithshme e përbashkëta i vendosën raportet fillestare dhe informacionet për gjendjen e aeroplanit, në të cilën theksohet se është bërë një kontroll i tërësishëm dhe testim i saj, transmeton zhurnal.mk
Të enjten në mbrëmje aeroplani me të cilin prej Strasburgit kthehej për në Shkup, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski me bashkëpunëtorët, për shkak të dekompresisë në kabinë, duhej që të zbres në Cyrih, prej ku u dërgua në Nirnberg për kontroll.
Gjatë kryerjes së kontrollit të aeroplanit të tipit “Lirxhet 60”, është konstatuar se gjatë fluturimit është paraqitur një problem në funksionimin e sistemit të presurizimit. Është kryer zëvendësim i sistemeve dhe pjesëve të aeroplanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat