Gjuha shqipe zyrtare për krejt Maqedoninë qenka skandal?!

Maqedonia

Gjuha shqipe zyrtare për krejt Maqedoninë qenka skandal?!

Më: 23 maj 2015 Në ora: 16:49

Mediat e Maqedonisë deklaratën e Zoran Zaevit e interpretuan në forma të ndryshme. Disa media opozitare madje hezituan për ta publikuar, pasi që janë në të njëjtën vijë me mediat në pushtet kur janë në pyetje shqiptarët.
Sipas medieve maqedonase pro qeveritare, përdorimi ose zyrtarizimi i gjuhës shqipe në tërë Republikën e Maqedonisë është skandal.
Ky përdorim i cili sipas liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev nuk ka asgjë të keqe dhe se përforcon lidhjet midis popujve në Maqedoni, është anti-kushtetues sipas këtyre medieve dhe po cenon integritetin nacional të maqedonasve në Maqedoni.
Ende nuk kemi dëgjuar asnjë reagim nga asnjë shoqatë shqiptare e cila merret me këto problematika rreth kësaj çështje, por reagimet maqedonase janë të shumta dhe tendencioze.
Pas gjithë kësaj gurdullie vendoset një pikëpyetje e madhe se nëse lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev do ta mbaj premtimin e tij për ta zyrtarizuar gjuhën shqipe në tërë Republikën e Maqedonië, apo kjo gjë po përdoret vetëm për të përfituar politikisht nga momenti.
Koha do t`i dëshmoj të gjitha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat