Shabani, paralajmëron protesta para BFI-së

Maqedonia

Shabani, paralajmëron protesta para BFI-së

Më: 23 maj 2015 Në ora: 15:41

Ish drejtuesit e Myftinisë së Shkupit kanë paralajmëruar protesta para BFI-së, javën që vjen me qëllim që t’i thuhet stop, siç e quajnë ata “zullumit” të kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi. Ish myftiu Ibrahim Shabani tha se shkarkimi i tij dhe i të punësuarve tjerë në Myftini, është bërë në bazë të vullnetit të Sulejman Rexhepi i cili, sipas Shabanit, ka shkelur kushtetutën e BFI-së ndërkohë që me kërcënime ka emëruar myftiun e ri Rexhep Jusufi dhe anëtarët e tjerë. Gjithashtu, ish udhëheqësia e Myftinisë bën të ditur se mandate i tyre është i vlefshëm deri në vitin 2017.

“Duke patur parasysh se kemi presione tё mёdha nga besimtarёt dhe xhemati pёr shkeljet dhe falsifikatet qё i bёnё Sulejman Rexhepi, ёshtё formuar kёshill iniciativ me qёllim qё gjatё ditёve nё vijim tё pasojnё protesta tё pёrditshme me qёllim qё zullumit tё Sulejman Rexhepit pёr tí thёnё Stop njёherё e pёrgjithmonё”, thuhet në komunikatën e ish Muftiut të Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat