Komuna e Gostivarit do investoje 700 mijë euro në dy rrugë të Malësisë

Maqedonia

Komuna e Gostivarit do investoje 700 mijë euro në dy rrugë të Malësisë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 14:48

Brenda disa ditëve komuna e Gostivarit do filloje me realizimin e disa prej projekteve më të mëdha në Malësinë e Gostivarit, të realizuara në dekadat e fundit.

Bëhet fjalë për rrugën Sërmnovë – Gjenovicë dhe Simnicë – Cerovë.

Asfaltimi i pjesës më të madhe të rrugëve do të kushtoje 700 mijë euro dhe financohet Fonde të siguruara nga komuna e Gostivarit nga Banka Evropiane për Investime, nëpërmjet Agjencisë së Rrugëve të Republikës së Maqedonisë.

Gjitha përgatitjet janë bërë, janë siguruar mjete për 5.3 kilometra rrugë, ndërsa ditë më parë është nënshkruar edhe procesverbali për realizim të projekteve midis komunës së Gostivarit, realizuesit të punëve dhe mbikëqyrësit.

Rruga Gjenovicë – Sërmnovë me gjatësi 4 kilometra do të asfaltohet komplet, ndërsa rruga Simnicë – Cerovë me gjatësi 1.3 kilometra do asfaltohet me po të njëjtat mjete, ndërkaq për pjesën tjetër të rrugës prej 1.7 kilometra do të kryhet me mjete nga burime tjera që i ka siguruar komuna e Gostivarit.

Me asfaltimin e këtyre dy rrugëve, do të lehtësohet qarkullimi i banorëve të malësisë së Gostivarit, por edhe do lidhen këto vendbanime me magjistralen Gostivar – Kërçovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat