Maliqi: Protesta e të dielës dha mesazh të qartë të bashkëjetesës

Maqedonia

Maliqi: Protesta e të dielës dha mesazh të qartë të bashkëjetesës

Më: 23 maj 2015 Në ora: 10:03

Profesori universitar Nazmi Maliqi tha se protestat e qeta që ndodhën të dielën për herë të parë treguan një shembull të mirë për bashkëpunim ndëretnik.
Ai theksoi se ky është një shembull i mirë ku politikanët mund të dërgojnë porosi për ndërtimin e një marrëdhënie multietnike ndaj shtetit. Maliqi theksoi se qytetarët e Kumanovës janë shembulli më i mirë.
“Ata u bashkuan rreth një porosie se përderisa jetojnë në një qytet të përbashkët dhe se konfliktet nuk çojnë në rrugë të mira dhe mendojë se porositë e tyre dhe bashkimi i tyre në vet ditën e konfliktit japin një sinqeritet të qytetarëve që nuk mund të janë lëndë e manipulimit, por janë qytetar të vërtet”, tha Maliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat