Zaev: Sulmi në Kumanovë, ka penguar që të publikohet rasti i Monstrës (Video)

Maqedonia

Zaev: Sulmi në Kumanovë, ka penguar që të publikohet rasti i Monstrës (Video)

Më: 22 maj 2015 Në ora: 21:11

Udhëheqësi i LSDM, Zoran Zaev tha se ngjarjet në Kumanovë kanë penguar qëllimet që të publikohen dosjet që zbulojnë detaje të reja në lidhje me rastin “Monstra” dhe mbylljen e televizionit A1.

Ai përsëriti se publikimi i bisedave të reja të pergjuara do të ndalet për një kohë, por në fund do të dalin të gjitha provat e aferave korruptive të qeverisë, sepse, siç thotë ai, publiku ka të drejtë ta dijë.

Për dialogun që u mbajtë në Strasburg, ai tha se nuk mund të quhet i suksesshëm dhe se ata do të vazhdojnë nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat