Menduh Thaçi: Nuk kam gisht në inskenimin e konfliktit në Kumanovë

Maqedonia

Menduh Thaçi: Nuk kam gisht në inskenimin e konfliktit në Kumanovë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 20:49

Lideri i PDSH'së, Menduh Thaçi ka thënë se ka qenë në dijeni për konfliktin në Kumanovë. Ai ka thënë se ka qenë i informuar shumë më parë për këtë situatë. Thaçi tregon se ka pasur takime edhe me njerëzit që kanë marr pjesë në këtë konflikt.

Por, ai mohon se ka pasur gisht inskenimin e konfliktit shqiptaro-maqedonas.

" Realisht kemi pasur informacione paraprake", thotë ai.

Thaçi ka treguar se është i gatshëm të ulet dhe te bisedoj me liderin e BDI'së, Ali Ahmetin.

" Po i bëjë ftesë publike që ne të dy të takohemi një ditë", thotë ai në një intervistë në Klan Kosova.

Por, ai thotë se kjo është e vështirë të arrihet. Pasi sipas tij Ahmeti po flet për gjera të tjera dhe jo për situatën aktuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat