Popovski bojkotoi takimin rajonal të Tiranës

Maqedonia

Popovski bojkotoi takimin rajonal të Tiranës

Më: 22 maj 2015 Në ora: 19:17

Mungesa e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikolas Popovski në takimin rajonal në Tiranë që u zhvillua sot, është cilësuar si bojkot nga mediet maqedonase.

Kjo për shkak se në këtë samit kanë qenë pjesëmarrës të gjithë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim edhe të Popovskit, dhe ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Ashpërsimi i Tiranës zyrtare ndaj autoriteteve të Shkupit për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, pas ngjarjeve në Kumanovë, duket se kanë çuar në mungesën e ministrit të jashtëm Nikolas Poposkvi në Tiranë.

Gjithsesi, Maqedoni u përfaqësua denjësisht në këtë takim nga zëvendëskryeministri për eurointegrime Fatmir Besimi.

Takimi vjetor i këshillit të bashkëpunimit rajonal vlerësoi se problemi më i madh i Balkanit është papunësia dhe problemet ekonomike, për të cilat palët janë angazhuar të bashkëpunojmë për një të ardhme më të mirë.

Në takim u diskutua mbi situatën në rajon, zhvillimet politike të vendeve anëtare të Procesit, realizimin e prioriteteve të Kryesisë Shqiptare, bashkëpunimin në rajon, hapat e ndërmarra në procesin e integrimit në strukturat Euroatlantike.

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se ky takim është me rëndësi për bashkëpunimin rajonal dhe bashkëpunimi është element kyç për zhvillimin e rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat