PPD: Ekspertizë ndërkombëtare për Kumanovën

Maqedonia

PPD: Ekspertizë ndërkombëtare për Kumanovën

Më: 22 maj 2015 Në ora: 16:56

Kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik, Nexhat Bexheti së bashku me një delegacion dje kënë vizituar Lagjen e Trimave në Kumanovë pas inervenimit policor kundër Grupit të armatosur.

PPD mbetet në qëndrimin se Qeveria DUI nuk mund ti ikë përgjegjësisë morale e materiale për këtë aksion të dështuar.

"Delegacioni mbeti i habitur nga pamjet rrënqethëse të shkatrimit të shtëpiave në Lagjë dhe me këtë rast edhe një herë e përsërit qëndrimin e PPD-së se aksioni policor ka qenë dobët i përgatitur dhe ka qënë pasoja të rënda materiale dhe psikike te popullata e paevakuuar veçanërisht të trishtuar kanë mbetur sot e kësaj dite fëmijët, të moshuarit dhe personat me nevoja të posaçme.
PPD e përsërit edhe një herë qëndrimin e saj se një ekspertizë ndërkombëtare është e nevojshme për ndriçimin e këtij rasti, gjë që është kërkesë edhe e ministrit gjerman të punëve të jashtme.

PPD mbetet në qëndrimin se Qeveria DUI nuk mund ti ikë përgjegjësisë morale e materiale për këtë aksion të dështuar.

PPD gjithashtu shpreh brengosjen e saj të thellë se Qeveria deri më tani nuk ka marrur asnjë aksion për strehimin e pronarëve të shtëpive të Lagjës si dhe furnizimin e tyre me material ushqimor e higjienik dhe ata i kalojnë netët në afërsi të gërmadhave të shtëpive të tyre pa asnjë minimumi të kushteve njerëzore .
Nga rrëfimi i disave nga banorët e Lagjës (midis tyre edhe të verbër !) del se policia pa fije nevoje ka mbajtur në stacione policore njerëz të pafajshëm dhe i ka maltretuar ata.
PPD fton Qeverinë DUI që sa më shpejt të sjell masa për sanimin e situatës së rëndë për banorët shtëpijat e të cilëve janë djegur dhe shkatruar tërësisht", thuhet në komunikatën për shtup të PPD-së./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat