Menduh Thaçi takohet me ambasadorin kroat Zlatko Kramariq

Maqedonia

Menduh Thaçi takohet me ambasadorin kroat Zlatko Kramariq

Më: 22 maj 2015 Në ora: 15:14

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Ambasadorin e Kroacisë në vend, Zlatko Kramariq dhe me këshilltarin për çështje politike pranë Ambasadës Kroate, Ivan Perkoviç.
Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, ngjarjet e fundit si dhe për mundësitë e daljes nga kriza aktuale në vend.

Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin Kroat me qëndrimet e PDSH-së rreth krizës aktuale dhe situatës së përgjithshme në vend, si dhe me mundësit e daljes nga kjo krizë.

Në këtë drejtim Kryetari Thaçi vlerësoi se rrugë e vetme për të dal nga kjo situatë është arritja e një marrëveshje të qëndrueshme në mes 4 partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtarë, që do të përshpejtonte zgjidhjen e problemeve të brendshme, si dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat