Pakoviq: Nacionalizmi i Gruevskit po e rrënon Maqedoninë

Maqedonia

Pakoviq: Nacionalizmi i Gruevskit po e rrënon Maqedoninë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 14:41

Zlatko Pakoviq, regjisor, është mysafiri i parë i huaj i cili iu drejtua kampuesve para Qeverisë. Në biseda me Vladimir Milcin dhe Nikolla Gelevski, ai e krahasoi situatën në Maqedoni me atë në kohën e Millosheviqit në Serbi. Paraqitja e nacionalizmit ai e krahasoi me shoqërinë serbe të atëhershme dhe atë të sotme në Maqedoni.

“ Nacionalizmi është minoritet në lëvizje që shkatërron gjithçka para vetes. Është sëmundja më e keqe shoqërore.

Paradoks është ajo që nacionalizmi në vetvete nuk ka asnjë mjet nacionalist. Secili nacionalist e urren popullin e vet, prej asaj urrejtje mbrohet dhe urren popuj tjerë. Nacionalizmi është përgjigje e të gjitha frustracioneve- shtoi ai.

Ashtu si tha Pakoviq, gjatë kohës së ish Jugosllavisë këto popuj për herën e parë kanë jetuar në një shpirt botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat