Maqedonia i kthen përgjigje Ramës: Bllokadat nuk ndihmojnë për paqe në rajon

Maqedonia

Maqedonia i kthen përgjigje Ramës: Bllokadat nuk ndihmojnë për paqe në rajon

Më: 22 maj 2015 Në ora: 12:12

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i para pak ditësh i bëri të qartë Shkupit zyrtar se nuk do të ketë anëtarësim në NATO pa zbatuar marrëveshjen e Ohrit.

Bllokadat, kërcënimet për bllokada dhe pretekstet, nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe nuk ndihmojnë në paqen dhe stabilitetin e rajonit, – thuhet në njoftimin e MPJ-së maqedonase.

“Qëllimi strategjik i Republikës së Maqedonisë është që të integrohet në BE dhe në NATO. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, për një të ardhme më të mirë, zhvillim ekonomik, paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon, – vazhdon njoftimi. – Bashkëjetesa multietnike dhe respektimi i diversitetit kulturor, etnik, fetar dhe të drejtat e njeriut janë themeli i shoqërisë së Maqedonisë dhe rregullimit kushtetues. Të gjithë ne së bashku jemi të bashkuar për një të ardhme evropiane të Republikës së Maqedonisë. Nevojitet bashkëpunim i sinqertë dhe mbështetje e qartë nga fqinjët tanë dhe partnerët ndërkombëtarë. Të gjitha bllokadat, kërcënimet me bllokada dhe deklaratat për ofrimin e preteksteve kundër anëtarësimit tonë, nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe nuk kontribuojnë për paqe dhe stabilitet në rajon”.

Reagimi i MPJ-së vjen pas deklaratave të kryeministrit Rama se Shqipëria do ta mbështesë pranimin e Maqedonisë në NATO pasi të zbatohet plotësisht Marrëveshja e Ohrit, që garanton të drejtat e komunitetit shqiptar që jeton atje

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat