Reagimi i MPJ-së ndaj deklaratës së Edi Ramës

Maqedonia

Reagimi i MPJ-së ndaj deklaratës së Edi Ramës

Më: 22 maj 2015 Në ora: 08:58

Të gjitha bllokadat, kërcënimet për bllokada dhe deklaratat për imponimin e arsyetimit kundër anëtarësimit tonë, nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe nuk kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e rajonit, thuhet në reagimin e MPJ-së maqedonase pas deklaratës së kryeministrit shqiptarë Edi Rama për bllokadën e mundshme të Maqedonisë për hyrje në NATO si dhe pas deklaratës së shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov se Shqipëria dhe Bullgaria kanë pretendime territoriale ndaj Maqedonisë.

“Është i nevojshëm bashkëpunimi i sinqertë dhe mbështetje pa rezervë nga fqinjët tanë dhe partnerët ndërkombëtarë. R. e Maqedonisë do të vazhdoj të punoj në mënyrë aktive në përforcimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me të gjithë fqinjët tanë dhe partner në interes të avancimit të rajonit”, thuhet në reagimin e ministrisë së punëve të jashtme.

Nga MPJ shtojnë se synimi strategjik i R. së Maqedonisë është integrimi në BE dhe NATO.

“Ky është interesi i të gjithë qytetarëve maqedonas për një të ardhme më të mirë, zhvillim ekonomik, paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon. Bashkëjetesa ndëretnike dhe respektimi i dallimeve kulturore, etnike dhe religjioze dhe të së drejtave të njeriut janë themeli i shoqërisë maqedonase dhe rregullimit kushtetues. Të gjithë ne së bashku jemi të bashkuar për të ardhme evropiane të R. së Maqedonisë”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat