Veseli: Në BFI nuk po ndalojnë zërat e pakënaqësive

Maqedonia

Veseli: Në BFI nuk po ndalojnë zërat e pakënaqësive

Më: 22 maj 2015 Në ora: 00:24

Edhe pas kthimit të krahut të Sulejman Rexhepit në zyrat e BFI-së nuk janë ndalur zërat e pakënaqësive.

Ish zyrtari i BFI-së, Muhamer Veseli, akuzon BFI-në se ka emëruar dhe ka ndërruar kuadrot pa konsultime paraprake dhe për këtë thotë ai, po vazhdon tutje përkeqësimi i situatës.

Muhamer Veseli, këto komente i ka shkruar nëpërmjet “facebook”. Këtë reagim ua sjellim më poshtë të plotë:

“Në vend të qetësimit të situatës në Myftini të Shkupit dhe BFI, emërimi dhe ndërrimi i kuadrove pa konsultime të gjera me kuadrin profesional të BFI-së, pa debate dhe konsultime të gjera gjithëpërfshirëse dhe transparente dëshmon fatkeqësisht vazhdimin e gjendjes së mjerueshme në këtë institucion, vazhdon gjendjes t’i vjen era m*t, si do të përfundon kjo punë.....!!!!! Zoti në hajr inshalla” thuhet kështu në reagimin e ish zyrtarit të BFI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat