Memedi: Sukses i plotë do të ishte përfshirja e Maqedonisë dhe Kosovës në strategjinë e BE-së Adriatik-Jon

Maqedonia

Memedi: Sukses i plotë do të ishte përfshirja e Maqedonisë dhe Kosovës në strategjinë e BE-së Adriatik-Jon

Më: 21 maj 2015 Në ora: 21:44

Në organizim të Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme (IHGJPJ) në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë është mbajtur konferencë ndërkombëtare me temë “Integrimi europian nëpërmjet bashkëpunimit rajonal – perspektivat e strategjive makroekonomike” në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me Iniciativat Qëndrore Europiane (CEI), në bashkëpunim me Institutin për punë të jashtme dhe tregti të Hungarisë si dhe Institutin për marrëdhënie ndërkomëbtare të Çekisë, me ndihmë të partneritetit të Fondit të Vishegradit dhe në koordinim dhe ndihmë të Sekretariatit të CEI-t.

Në këtë konferencë, fjalim ka mbajtur drejtori i IHGJPJ-së në MPJ të Maqedonisë, Abdulkader Memedi, i cili e theksoi rëndësinë e ngjarjes së sotme në aspekt të kryesimit të Maqedonisë me CEI-n si dhe në aspekt të bashkëpunimit dhe lidhjeve rajonale.

Memedi tha se parakusht për sukssshmërinë e plotë të iniciativave dhe strategjive makrorajonale është që ata të jenë gjithëpërfshirëse. Duke nënvizuar thënien popullore se një fotografi flet më shuëm se një mijë fjalë, duke prezantuar hartën e strategjisë makrorajonale të BE-së për rajonin e detit Adriatik dhe detit Jon, Memedi tha se shtrohet pyetja përse Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës ende nuk janë të përfshira në këtë strategji.

Ai bëri apel që kjo çështje të gritet dhe trajtohet në mënyrë objektive, duke ritheksuar se ardhmëria euroatlantike e këtij rajoni mund të sigurohet vetëm me integrimin e plotë të të gjitha vendeve dhe aktorëve relevant.

Drejtori Memedi theksoi se prioriteti kryesor i Maqedonisë mbetet anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Europian.

Në këtë Konferencë ndërkombëtare fjalime kanë mbajtur zëvendësministrja e punëve të jashtme, Dragana Kirpijanovska dhe shumë diplomatë të huaj si sekretari gjeneral i CEI-t, Marko Klestil – Lofer, dr.Andrea Mairate nga Komisioni Europian, Roland Arbter, përfaqësues i federatës austriake, dr. Kurt Pushinger koordinator për rajonin e Danubit, Marton Shoberl drejtor gjeneral i Institutit hungarez për punë rë jashtme dhe tregti si dhe dr. Petr Kratshovil, drejtor i institutit çek për marrëdhënie ndërkombëtare.

Në panelin e dytë analiza për çështje specifike të lidhura me impelemtnimin e startegjive makroekonomike europiane kanë folur edhe Jirzhi Sikora përfaësues i fondit të Vishegradit, Lubomir Kekenovski, profesor në fakultetin ekonomik në Shkup, Lidija Topiq përfaqësues i Këshillit rajonal për bashkëpunim në Bruksel dhe Anka Ionesku, përfaqësues i EBRD-së në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat