Zaev: Ali Ahmeti nuk po del nga qeveria sepse është i përfshirë në krime

Maqedonia

Zaev: Ali Ahmeti nuk po del nga qeveria sepse është i përfshirë në krime

Më: 21 maj 2015 Në ora: 21:13

Kryetari i LSDM-së i ka vendosur pikë spekulimeve se ai mendon që BDI për momentin nuk duhet të dalë nga qeveria. Për të qenë më i qartë, Zaev ka sqaruar edhe shkaqet pse BDI nuk po del nga qeveria, duke vlerësuar se pjesëmarrja e kësaj partie në qeveri ka prapavijë kriminele, raporton "lajmpress.com".

"Shumë anëtarë të njohur të BDI-së më paraqiten dhe në japin përkrahje për punën që e kemi filluar. Mirëpo mbetja e kësaj partie në qeveri është për shkak se janë të involvuar në krime. Pjesëmarrja e tyre në qeveri i bën ata bashkëfajtorë në këtë të keqe që po bën kjo qeveri", tha Zaev në intervistën e tij te emisioni Jeta në Kosovë. Si shembull pozitiv në BDI ai përmendi deputeten Ermira Mehmeti e cila ka filluar të distancohet nga politika e qeverisë aktuale. I pyetur nëse preferon si partner Ahmetin ose Thaçin, Zaev tha se partner kryesor e ka popullin.

Lexoni poashtu:

>>Bomba për Monstrën do të publikohet deri në fund të muajit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat