LSDM-ja kërkon lirimin e protestuesve të burgosur

Maqedonia

LSDM-ja kërkon lirimin e protestuesve të burgosur

Më: 21 maj 2015 Në ora: 18:02

LSDM-ja kërkoi lirimin urgjent të studentëve të arrestuar të pafajshëm në protestat e 5 majit për shkak të përpjekjes të fshihet vrasja brutale e Martin Neshkovskit.

Sipas të dhënave nga LSDM, në mesin e protestuesve janë infiltruar edhe provokues të cilët kanë sulmuar policinë ndërsa ajo ka përdorur forcë të tepruar. Nga partia thonë se një numër i madh i studentëve që janë nën arrest janë të pafajshëm dhe nuk kanë kurrfarë lidhje me sulmin ndaj policisë.

Nga LSDM-ja kërkuan të ketë përgjegjësi komanduese dhe urgjentisht të iniciohet hetim për procedimin e rastit për përpjekjen për fshehjen e vrasjes së Martin Neshkovskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat