Besnik Ajdini arrestohet për armë dhe fishekë të gjetura në Kumanovë

Maqedonia

Besnik Ajdini arrestohet për armë dhe fishekë të gjetura në Kumanovë

Më: 21 maj 2015 Në ora: 16:02

Familjarët e Besnik Ajdinit, i arrestuar në ditën kur u zhvillua aksioni policor në Kumanovë, i kanë mësuar tashmë arsyet e arrestimit të kryefamiljarit të tyre raporton Alsat.

Ata e vizituan Besnikun, në ambientet e paraburgimit. Ai është njohur me arsyet e arrestimit, tre ditë pas mbajtjes në paraburgim. Sipas familjarëve, Besniku është arrestuar për shkak të gjetjes së një arke me fishekë dhe armëve në shtëpi.

“Ky është vendi i cili i është sugjeruar si strehim familjeve shqiptare nga Kumanova, shtëpitë e të cilëve u demoluan si pasojë e aksionin policor. Kjo ndërtesë gati një dekadë, nuk gëzon as kushtet elementare për jetesë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat