Çfarë qeverie dëshiron Zaev e që nuk jep Gruevski?

Maqedonia

Çfarë qeverie dëshiron Zaev e që nuk jep Gruevski?

Më: 21 maj 2015 Në ora: 14:36

Qeveria kalimtare, sipas të gjitha gjasave, është pengesa e vetme në negociatat që para pak kohe filluan në Shkup mes liderëve të katër partive më të mëdha në vend e që vazhduan në Strasburg mes Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaevit.

Qarkullojnë zëra se tanimë kanë dalë emra të mundshëm për qeveri të ardhshme, pa marrë parasysh a është kalimtare apo teknike, ndërsa opinionin e ka intriguar ekipi në numër të cilin Gruevski e ka marrë me vete në Strasburg dhe Bruksel.

Edhe pse në botë ekzistojnë disa definicione për këtë ( qeveri tranzicioni, e përkohshme, teknike), e përbashkët për të gjithë është se janë qeveri kalimtare që kanë mandat për synime rigorozisht të përcaktuara.

Qeveria kalimtare, në fakt, është rast emergjent kur krijohet ndonjë boshllëk politik.

Kjo qeveri nuk merr mandat në zgjedhje, por është vendosur me pajtueshmëri të të gjithë fuqive politike në një shtet. Është e mundur kjo qeveri të formohet edhe me ndërmjetësin të komunitetit ndërkombëtarë.

Në përbërjen e saj ka ekspert, që nuk janë të lidhur me partinë dhe që do të kishin një synim, t’i organizojnë zgjedhjet e ardhshëm.

Në botë ekzistojnë disa modele të provuara të qeverive që kanë menaxhuar kriza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat