Ambasadori kroat në Shkup uron dalje më të shpejtë nga kriza

Maqedonia

Ambasadori kroat në Shkup uron dalje më të shpejtë nga kriza

Më: 21 maj 2015 Në ora: 12:30

Sot në lokalet e Ambasadës së Kroacisë në Shkup kryetari i PPD-së zoti Nexhat Bexheti u takua me ambasadorin e Kroacisë në Republikën e Maqedonisë zotin Zhelko Kramariq.

Në një takim miqësor u këmbzen mendime për situatën aktuale politike si dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

Ambasadori Kramariq uroi daljen sa më të shpejtë nga kriza politike dhe zhvillimin e hovshëm ekonomik të vendit si dhe rritjen edhe më të madhe të këmbimeve tregtare midis dy vendeve.

Kryetari i PPD-së nga ana e tij e njoftoi ambasadorin për platformen ekonomike të partisë e cila për qellim kryesor e ka ngritjen e standardit jetësor te qytetarëve të Maqedonisë me theks të posaçëm popullatës shqiptare si kategori në këtë lëmi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat