Sela: Rama nuk paralajmëroi veto kundër hyrjes në NATO

Maqedonia

Sela: Rama nuk paralajmëroi veto kundër hyrjes në NATO

Më: 21 maj 2015 Në ora: 12:25

Zijadin Sela, kryetari i lëvizjes për reforma në PDSH dhe kryetari i komunës së Strugës konsideron se në fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama nuk ka pasur paralajmërim për veto.

“Mendoj se nuk bëhet fjalë për veto, sepse atë që unë e kuptova ishte se Rama tha që do ta mbështet Maqedoninë për anëtarësim në NATO kur të implementohet Marrëveshja e Ohrit. Kryeministri i Shqipërisë ka të drejtë kushtetuese që të kujdeset për shqiptarët që janë shtetit. Nga ana tjetër, në çdo raport për BE ka kërkesë për implementim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe obligimi i Maqedonisë është ta përfundoj këtë”, deklaroi Sela për Meta.mk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat