Publikimi i MONSTRËS do t’i “ngrej në këmbë” shqiptarët

Maqedonia

Publikimi i MONSTRËS do t’i “ngrej në këmbë” shqiptarët

Më: 7 maj 2015 Në ora: 10:47

Analistja dhe drejtuesja e projektit BIRN në Maqedoni, Ana Petrusheva ka theksuar se Maqedonia mund të shëndërrohet në një fuçi baroti dhe se për zgjidhjen e krizës nevojitet kyçja aktive e Bashkimit Evropian. Sipas saj, publikimi i materialeve për rastin “Monstra”, ku gjashtë shqiptarë janë dënuar përjetë për vrasjen e pesë maqedonasve mund të tensionojë edhe më tepër situatë, dhe të nxjerrë shqiptarët në protesta.

Petrusheva theksoi se polarizimi më i madh është midis pozitës dhe opozitës maqedonase, sesa midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Me shumë rëndësi do të jetë paralajmërimi që ka bërë opozita për publikimin e materialeve tjera dhe nëse opozita me të vërtetë publikon të dhëna rreth vrasjes së pesë maqedonasve për të cilën vepër janë dënuar shqiptarët. ]farë do të ndodhë në rast se tregohet se pushteti ka inskenuar diçka? Unë do të prisja që shqiptarët më pas ti bashkëngjiten këtyre protestave”, theksoi Petrusheva.

Dragan Gjukanovic, analist serb thekson se Bashkimi Evropian nuk ka politikë aktive në Maqedoni dhe se kjo situatë nuk i konvenon as edhe vendeve fqinje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat