Protestat mbrëmë kaluan qetë, sonte sërish protesta në Shkup

Maqedonia

Protestat mbrëmë kaluan qetë, sonte sërish protesta në Shkup

Më: 7 maj 2015 Në ora: 09:02

Protesta e mbrëmshme në Shkup para Kuvendit të Maqedoonisë kryesisht ka kaluar e qetë dhe pse me tensione të herëpashershme. Ngjashëm edhe sikur në protestën para Qeverisë para dy ditëve, është kërkuar dorëheqje për përfaqësues të qeverisë të cilët kishin tentuar ta fshehin vrasjen e Martin Neshkovskit në vitin 2011.

Disa nga të grumbulluarit me shishe dhe me mjete të tjera kanë goditur godinën e Kuvendit dhe policinë. Megjithatë, për shumicën e protestuesve ata janë konsideruar si provokator. Rreth 20 vajza, kishin bërë një “murë të gjallë” para policisë duke brohoritur se duam paqe.

Mbrëmë, protesta kundër qeverisë janë mbajtur edhe në Prilep dhe Manastir, ndërsa sërish sonte në orën 18.00 janë paralajmëruar të mbahen protesta në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat